Academia.eduAcademia.edu
European Journal of Education Studies ISSN: 2501 - 1111 ISSN-L: 2501 - 1111 Available on-line at: www.oapub.org/edu Volume 3 │ Issue 8 │ 2017 doi: 10.5281/zenodo.826960 THE COMPOUND IN “L”“NI“N L“NGU“GE DICTION“RY OF MEHMET ELEZI Shkelqim Millakui Prof. Assoc. Dr., Faculty of Philology University of Prizren, Prizren, Kosovo Abstract: Word compounding is a very productive way for to forming the new words; in this case of a new compound. Almost any combination of the parts of speech many of them be able to be employed in compounding, with the exception of articles. Once again we will make no attempt to be exhaustive. The nominal compounds are usually consisting by two elements, the second of which is usually a noun, verb, adjective and adverb for example: newspaper, boyfriend, bathroom etc. Compounds consist of two (or more) words used to refer a people or things more specifically in terms of what they are for (1) what they are made of (2), what work they do (3), what kind they are (4) or where and when they happen or are used (5), hyphens are something used in compound nouns example. “lbanian language dictionary of Mehmet Elezi has a lot of new compounds. Keywords: the compound, “lbanian language dictionary , Mehmet Elezi, noun, verb, adjective … Abstrakt: Fjalët e përbëra (kompozitat) janë shumë prodhimtare për formimin e fjalëve të reja, në këtë rast krijimin e kompozitave. Kompozitat e përbëra emërore në shqipe janë të llojeve të ndryshme në strukturën e saj gjuhësore p.sh. një zgavriqë e nëndheshme, që përdorej ndoshta për herë të parë për pushtimin e një qytetit-kështjellë dhe prandaj, që të mos zhvlerësoj si mënyrë depërtimi në një kalë druri?ii Në fjalët e përbëra emërore ka shumë grupe të pasura, mirëpo këtu po i theksojmë disa prej tyre, nga emrat e njerëzve, të veglave të punës, profesionit etj, ku gjymtyra e dytë është temë e një emri vepruesi, ii Ismail Kadare, Përbindëshi, Tiranë, 2005, f. 46. Copyright © The Author(s). All Rights Reserved. © 2015 – 2017 Open Access Publishing Group 241 Shkelqim Millaku THE COMPOUND IN “L”“NI“N L“NGU“GE DICTION“RY OF MEHMET ELEZI p.sh. bregdet (breg det) (em.), bregdetas (breg detas) (em.), kryeministri (krye ministër) (em.), vendbanim (vend banim), vendburim, pikëpamje (pikë pamje) etj. Emrat me kuptim të ndryshëm që janë formuar me ndihmën e zanores lidhëse /a/, si: zanafillë, dashamirë, bjerrafat e ndonjë tjetër, të cilat, janë një grup i vogël krijimesh të vjetra popullore. Një nëntip tjetër emër + mbiemër që ka dhënë emër p.sh. bisht + i gjatë = bishtgjatë, bisht + i madh = bishtmadh kuq = bishtkuq kokë + e madhe = kokëmadhe, kokë + vogël = kokëvogël, krye + i lartë = kryelarti etj. Në këtë studim do të hulumtohet për disa kategori të kompozitave, të cilat janë të pranishme në Fjalorin e Gjuhës Shqipe (2007, 2009) te Mehmet Elezit. Fjalët kryesore: Kompozitat, Fjalorin e Gjuhës Shqipe (2007, 2009) te Mehmet Elezit, kompozitat emërore, foljore, mbiemërore Kompozitatiii në Fjalorin e Gjuhës Shqipe te Mehmet Elezit Kompozitë-a, -at. Fjalë të përbëra, janë të formuar nga bashkimi i dy e më shumë temave në procesin e krijimit të fjalëve të reja. Pjesët e tyre mund të jenë tema emërore, mbiemërore, foljore ose ndajfoljore si: zemërgur, belhollë, buzëqesh, keqkuptoj, fjalëshumë”iv. Mbi këtë çështje ka shkruar se pari N. Jokli në broshurën Naim Frashëri të botuar në Gratz më 1925. Se dyti pas tij, ka shkruar i ndjeri K. Cipo te Buletini i Institutit të Shkencave (...) nr. 2-3 .v Pasurimi i gjuhëve, por edhe i gjuhës shqipe me fjalë të reja bëhet përmes disa komponentëve thelbësore. E para përmes fjalëve te prejardhura, kurse e dyta nga falët e përbëra. Tematika e fundit është boshti i studimit të kumtese sime, por kjo në theks thelbësor ka Fjalorin e Gjuhës Shqipe (2007, 2009) te Mehmet Elezit, i cili Fjalor ka rreth 41.000 fjalë që nuk janë sistemuar me përpara në fjalorë e tjerë, por ka një brumë mjaft interesant dhe të pranueshëm për ta pasuruar shqipen e shkruar. Fjalët e përbëra të shqipes (pas fjalëve të prejardhura) janë pasqyruar relativisht vonë në gramatikat dhe fjalorët e gjuhës shqipe, të cilat kanë filluar se studiuari nga mesi i shekullit XIX duke kaluar përmes dy rrymave hulumtuese. Në rrymën e parë hyjnë kryesisht autorët e huaj, si: Hahni, Dozoni, Weigandi e ndonjë tjetër, të cilët e kanë mohuar plotësisht ekzistimin e kompozitave të mirëfillta të shqipes, ndërsa nga ana tjetër (rryma e dytë), dashamirësitë e gjuhës shqipe, që u mbështetën në brumin e gjuhës popullore dhanë një pasqyrim hulumtues dhe objektiv për këtë risimtari Të gjitha kompozitat e cituara në këtë studim janë në Fjalorin e Gjuhës Shqipe te Mehmet Elezit. Jani Thomaj, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 1974, f. 90. v “leksander Xhuvani, Kompozitat’’, Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhën shqipe I, Tiranë, 1972, f. 69. iii iv European Journal of Education Studies - Volume 3 │ Issue 8 │ 2017 242 Shkelqim Millaku THE COMPOUND IN “L”“NI“N L“NGU“GE DICTION“RY OF MEHMET ELEZI gjuhësore. Si themelvënës të një tradite të tillë janë: K. Kristoforidhi, A. Xhuvani, K. Cipo, vëllezërit Frashëri e shumë të tjerë, por pa e anashkaluar dhe jo më pak vlerë edhe rolin dhe rëndësinë e fjalëve të përbëra që janë në veprat e humanizmit dhe të iluminizmit. Risimtaria dhe roli i kompozitave është mjaft i pasur në Fjalorin e Gjuhës Shqipe te Mehmet Elezit, pra është vazhdim i studiuesve shqiptar që në theks kishin gjuhën popullore. Në korpusin e Fjalorit në fjalë kemi vërtetuar mjaft kompozita të llojeve të ndryshme, si ato: këpujore - bashkërenditësevi, përcaktuese - nënrenditëse, te tipit të përzier kompozim + ndajshtim, pastaj kompozitat dëshirore, urdhërore, sinonimike, antonimike, kompozita me shkurtesa e ndonjë tip e nëntip tjetër që janë mjaft me interes për shqipen e shkruar dhe prodhimtare. Në theks të veçantë kemi mjaft kompozitat popullore, të cilat nuk janë sistemuara me përpara në fjalorët ekzistues, por ato mund të hyjnë dhe ta pasurojnë leksikun e shqipes. Mendojmë janë të mirëseardhura. Fjalori në fjalë ka mjaft kompozita emërore, mbiemërore, foljore, ndajfoljore, përemërore, numërore etj. Tipi, i cili dominon në Fjalor është ai i kompozitave mbiemërore. Në vazhdim paraqesim disa kompozita të vjelura nga FGjSh te M. Elezit, i cili Fjalor ka rreth 41,000 fjalë, por ka edhe mjaft kompozita që nuk janë në fjalorët të tjerë, si: gjuhëshumë, kombëshkrim, jetëshkrim, ujëborë, ujëmbushes, gjuhëzgjidhur, gjysmëdoktor, gjysmëhoxhë, gysmëvetja, jetëmadh, jetëndërruar, jetëprerë, jetëshkuar, kabloshkuq, kaqadredh, kaqadredhem, kacadhepën, kacagjel, kaçadredhe, kaçikgjatë, kaçikhollë, kaçikshkurtë, kaçikvogël, kaçikthatë, kadalëdale, kanal-kadale, kadikush, kafshatë-kafshatë, kajde-kajde, kalabosh, kaladresh, kalmuqi, kalamand, kalagjysh, kalagjah, kallaballëk, kallamboq, kambakuç, kambardhi, këmbësor, kapuçbardhë, kapuçgatë, kapuçkeq, kapuçmadh, katërdhjetë, katërfishë, keqpërdorues, këmbëlepur, këndvështrim, kohëhumbje, kokëbardhë, kryembuluem, kryelidhur, kryelum, kryehollë. Nafakbardhë, nafakbmadh, nafakëpremë, ndërhund, ndërjetës, ngjyrëplumbi. Sipas llojeve dhe marrëdhënieve sintaksore midis gjymtyrëve dallojmë kompozitat me marrëdhënie bashkërenditëse (këpujore) dhe nënrenditëse (përcaktore). Kompozitat këpujore janë ato fjalë të përbëra, të cilat përbëhen prej dy a më shumë gjymtyrësh me lidhje bashkërenditjeje ndërmjet tyre , si: vdekjelindje, ëmbël-ëmbël, vii rreshta-rreshta, skllapa-skllapa, shkallë-shkallë etj. Shembujt e kompozitave këpujore, të cilat mund të jenë të përbëra prej dy e më shumë gjymtyrëve me lidhje bashkërenditjeje ndërmjet tyre, ndërsa kompozitat përcaktore janë shumë të pasura në FGjSh te M. S Millaku, X Topanica, THE COMPOUND NOUNS BETWEEN ENGLISH AND ALBANIAN LANGUAGE, European Journal of Education Studies, 2016 - oapub.org, http://www.oapub.org/edu/index.php/ejes/article/view/216 viiGrup autoresh, Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë, 2002, f. 71. vi European Journal of Education Studies - Volume 3 │ Issue 8 │ 2017 243 Shkelqim Millaku THE COMPOUND IN “L”“NI“N L“NGU“GE DICTION“RY OF MEHMET ELEZI Elezit dhe nuk kanë lidhje bashkërenditjeje, por ato përcaktojnë njëra gjymtyrë tjetrën në krahasim me kompozitat me bashkërenditjeje, të cilat janë të barabarta. Kompozitat përcaktore janë ato fjalë të përbëra, të cilat përbëhen prej dy a më shumë gjymtyrësh me lidhje bashkë nënrenditje ndërmjet tyre, si: kryekuqi, këmbëkryq, kalafuqi, katëlidhje, symadhi, sykuqi, ujëborë, ujmirë, ujëmbushes, kalakryqoj, syblertë, sybukur, sybutë. Llojet e kompozitave, pra fjalët e përbëra mund të jenë emërore, mbiemërore, ndajfoljore, foljore, përemërore, numërore dhe kompozitat me shkurtesa etj. Këto lloje të kompozitave janë të ndërtuara nga: emër + emër, emër + mbiemër, emër + folje, emër + përemërviii dhe anasjelltas. Disa nga kompozitat emërore që janë përdorur në FGjSh te M. Elezit janë: Gjithëpërfshirje, gjithkah, gjithkafshë, gjuhëshkretë, dydegësh, emërvendi, erëborë, erëkeqe, erëlehtë, erëmbani, gurgushti, gjamëmurmurimë, gjelgushkuqi, gjelskepish, gjithkah, gjoksagjel, gjysmërrotullim, gjumëshkretë, gjysmëtrimëri, gjysmagjel, gjysmëvetja, gjysekoshiqe, gjysmëmysafiri, gjysmëvjeshtë, humbashpresë, humbamendje, hundpikës, jashtabegu, jetëdhurimi, jetëjetësi, jetëvdekje, jetëzgjatje, kalafuqi, kalaverë, këmbëkruq, këmbëkizë, kapuçprehti, katërgjashtë, katërdysh, katërfishë, katëjek, katërlidhje, keqsjellje, këmishëbardhi, këndvështrim, këndtrajtim, kokëdhimbja, kokëprerje, kryesisht, kombëshkrim, kryecub, kryecullak, kryfuqi, kryelum, kryepari, kryenaltësiix, kryeshotë, kryeshkrues, kryeshkrues, kryetambël, kryezi, kundërrjedhë, kundërvlerë, lakadredhje, laramnlivadh, motkeqe, mirëbardhë, mirnëzezë, ndjellabardhë, njeridashje, njerilindje, rrembmirë, sykuqi, symadhi, shkëmbimfjalësh, shumëpalëshi, udhëheqësi, ujëborë, ujëmbushes, ujëmirë, vdekjelindje, veshmadhe. Disa nga kompozitat foljore që janë përdorur në FGjSh te M. Elezit janë: Kalakryqoj, kaladreqohenx, kaladredhoj, kaladredhë, kaladroj, kalakryqoj, kalashtroj, këmbëkryqohem, kryeshtroj, vdekjegjumi, vetëpërmbahem, vetëkrahasohem, vetëpërfshihem, vetëdijesohem, vetëpërgjigjem, vetbimdem, vetëbind, vetëarmatosem, vetëkrahasohem, vetëpërmbahem, vetësudohem, vetëshkarkohem, vetëshëndrrohem, vetëshpallem, Disa nga kompozitat mbiemërore që janë përdorur në FGjSh te M. Elezit janë: Dredha-dredha, gjetheblertë, gjethebleruar, gjithfarë, gjoksshkurtë, gjuhëzgjidhur, gjunjëprerë, gjumlig, gjumëkeq, gjumëplumb, gjumëtrazues, gjysmëburrë, Sh. Millaku - The Genitive, “NGLISTICUM. Journal of the “ssociation for …, anglisticum.aassee.eu, http://anglisticum.aassee.eu/index.php/Anglisticum/article/view/1218 ix Sh. Millaku, The Noun Phrases, “NGLISTICUM. Journal of the “ssociation for …, anglisticum.aassee.eu, http://anglisticum.aassee.eu/index.php/Anglisticum/article/view/1254 x Sh. Millaku, X Topanica - , THE GENDER OF COUNTABLE AND UNCOUNTABLE NOUNS, European Journal of English Language …, - oapub.org, http://www.oapub.org/edu/index.php/ejel/article/view/295 viii European Journal of Education Studies - Volume 3 │ Issue 8 │ 2017 244 Shkelqim Millaku THE COMPOUND IN “L”“NI“N L“NGU“GE DICTION“RY OF MEHMET ELEZI gjysmëpatriot, gjysmëmysafir, gjysmëmysafir, hapeplot, hapflutur, humbamendas, hundëthyer, hundëvogël, jetëkullues, jetëmadh, jetëndërruar, jetëprerë, jetëshkuar, kalakryquar, kambakuc, kambëjashtë, kamlëpulë, kangëdhurues, kapuçgatëxi, kapuçkeq, kapuçmadh, kaqepgjatë, këmbëlepur, kokëbardhë, kokëfyell, kryebabunë, kryerbadhë, kryebung, kryebosh, kryecung, kryebung, kryecung, kryeburi, kryedamë, kryedele, kryerdash, kryeedrejtë, krydru, kryefortë, kryefortësi, kryegogël, kryegjatë, kryegjallë, kryehaptë, kryehu, kryehudhër, kryekeq, kryekalë, kryekobure, kryekrimbur, kryelidhur, kryelekë, kryenaltë, kryengritës, kryeviti, kryeshul, kryetulë, kryeprerë, kryeshekë, kryeshishe, kryeshkretë, kryeshotan, kryesul, kryezgjedhur, kryehollë, kundërdritë, kundërkombëtar, kundërshqiptar, kundërzot, lakadredhak, lakakryquar, rremba-rremba, rreshtmirë, sjellakeq, syarushë, sybardhuke, syblertë, sybukur, sybutë, sydalë, sydritë, sydhelpër, syfilxhan, syfortë, sygapxii, sygropë, sygjak, sygjarpër, symjegulluar, i shumëpërfolur, shumëmilioner, udhëhumbur, ujeme-ujeme, ujëftohtë, ujëkeq, ujëlot, ujëqumësht, ujërëndë, verdhëbari, Disa nga kompozitat ndajfoljore që janë përdorur në FGjSh te M. Elezit janë: Gjatëkohë, gjethe-gjethe, jashka-jashka, kapa-kapas, keq-keq, koshiq-kopshiqë, gjithëmënyrash, drocka-drocka ndajf., ëmbël-ëmbël, laknuer-laknuer, rreshta-rreshta, skllapa-skllapa, shkallë-shkallë, gurgule, hallabrebir, kacagjel, kalagjysh, kambgjelas, kmbëkacul, kambëturqisht, kambëzdathë, kapuçbardhë, kapuçmbrojtas, keqemirë, kokëfortësish, kryerare, kryejavë, kryengul, kryeoxhaku, kryepërtokas, kryeposhtë, kund-kund, shumëmot, thërmonja-thërmonja, vaje-vaje, vara-vara, vazhda-vazhga, vazhdarë-vazhdarëxiii, vatha-vatha. Të gjitha kompozitat e prezantuara janë fjalë të rejaxiv, të cilat nuk ekzistojnë në fjalorët ekzistues (mirëpo edhe nëse do të janë ekzistuese, ato mund të kenë variante polisemike, homonimike, sinonimike, të cilat pasurojnë leksikun e shqipes). Andaj, Sh. Millaku, THE CONTRAST OF THE COMPOUND WORDS BETWEEN ENGLISH AND ALBANIAN LANGUAGE European Journal of Foreign Language Teaching, 2017, http://oapub.org/edu/index.php/ejfl/article/view/838 xii Sh. Millaku, THE FUNCTION OF NOUN PHRASES BETWEEN ALBANIAN AND ENGLISH, westeastinstitute.com, http://www.westeastinstitute.com/wp-content/uploads/2016/05/ShkelqimMillaku.pdf xiii Sh. Millaku, THE COMMON AND PROPER NOUNS BETWEEN ALBANIAN AND ENGLISH, European Journal of Education Studies, 2017 - edu.oapub.org, http://edu.oapub.org/index.php/ejes/article/view/827 xiv Sh. Millaku, X. Topanica - THE CONTRAST AND THE FUNCTION OF THE GENDER ALBANIAN TO ENGLISH LANGUAGE, European Journal of English Language …, - oapub.org, http://www.oapub.org/edu/index.php/ejel/article/view/829 xi European Journal of Education Studies - Volume 3 │ Issue 8 │ 2017 245 Shkelqim Millaku THE COMPOUND IN “L”“NI“N L“NGU“GE DICTION“RY OF MEHMET ELEZI analiza e këtyre kompozitave mundëson krijimin dhe pasurimin e fjalorit të shqipes. Kjo argumentohet për dy arsye pozitive: E parë, me qindra kompozita janë evidencuar nga ky Fjalor, i cili ka rreth 41.000 fjalë që nuk gjenden në FGJSSH dhe e dyta, të gjitha fjalët e parme që janë risimtari për kulturën dhe fjalorët e shqipes mund t’i konsiderojmë të mirëpritura. Kjo e fundit ka lidhje të ngushtë me atë të parën, sepse siç dihet kompozitat përbëhen prej dy ose me shumë fjalë kuptimore, çka do të thotë se mund të pasurohet edhe me shumë fjalori shpjegues. Si përfundim mund të themi se gjitha ato fjalë që i përdorë shoqëria dhe që kanë zënë vend në paradigmat e shqipes dhe që nuk rrezikojnë brumin e saj, për mendimin tim mund të pranohen dhe të sistemohen në fjalorin shpjegues. Të gjitha kompozitat e cituara në këtë studim janë krahasuar me fjalorët ekzistues, mirëpo nuk ekzistojnë si fjalë. Prandaj, janë risi për shqipe. Fjalorin në këtë komponent gjuhësor ka zbrazëtirë në sistemimin dhe rregullimin e fjalëve, ka raste kur kemi parë se pjesët e ligjëratës nuk janë të sistemuar se duhet, apo janë të ngatërruara. Ky Fjalor me kompozitat që ofron, për mendimin tim është një e arritur e mirë, solide dhe e mirëpritur për shqipen e shkruar. References 1) Bauer, Laurie. English Word-Formation, London, 1983. 2) Celce-Murcia, Mariana. The Grammar book, USA, 1999. 3) Celce-Muricia, Marianne. The Grammar book, USA, Heinlein, 1999. 4) Chomsky, Noam. Syntactic Structure, New York, 2002. 5) Christopher Pountain, M.F.Lang, Spanish Word Formation, London, 1990. 6) Doyle, Arthur Conan. The lost world and other thrilling tales, London, 2001. 7) Eddings, David. Magician’s Gambit, London, . 8) Fjalor i Gjuhës se Sotme Shqipe, Tiranë, 1980. 9) Fjalor i Termave të Gjuhësisë, Tiranë, 1975ë botuar nga Akademia e Shkencës e RPSH-Instituti i Gjuhësisë dhe i letërsisë, sektori i terminologjisë. 10) Fjalori i shqipes së sotme, Tiranë, 2002. 11) Germizaj, Shukrane. A comprehensive handbook of English Grammar, Prishtine, 2004. 12) Gramatika e Gjuhës shqipe I, Tiranë, 2002. 13) Grup autorësh, Fjalor i fjalëve të huaja, Prishtinë, 1988, f.315. 14) Henderickson, Robert. Word and phrase origins, New York, 1997. European Journal of Education Studies - Volume 3 │ Issue 8 │ 2017 246 Shkelqim Millaku THE COMPOUND IN “L”“NI“N L“NGU“GE DICTION“RY OF MEHMET ELEZI 15) Jokli, Norbert. Naim be Frashëri e pasunimi i gjuhës shqipe, Gjurmime albanologjike, seria shkencore filologjike II, 1972, Prishtinë, 1974. 16) Kabashi, Jashar. English Grammar Morphology, Prishtine, 2000. 17) Kadare, Ismail. Përbindëshi, Tiranë, 2005. 18) Kostallari, A. Mbi disa veçori të fjalës së përbërë në gjuhë shqipeë Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhën shqipe I, Tiranë 1972. 19) Liz and John Soars, New Headway “dvanced, Student’s book, Oxford, . 20) Master, Peter. English grammar and technical writing, Washington, 2004. 21) Elezit, M. Fjalorin e Gjuhës Shqipe, Prishtinë, (2007, 2009), 22) Millaku, Sh. (2009). Kontributi i Zellik Harris për gjuhësinë, IASH. Tetovë. 23) Millaku, Sh. (2015). Kërkime gjuhësore. Prizren. 24) Millaku, Sh. (2011). Studime gjuhësore I. Prishtinë. 25) Millaku, Sh. (2011). Strukturat sintaksore. Prishtinë. 26) Millaku, Sh. (2009). (Profesor Selman Riza dhe Albanologjia) Studimet e Selman Rizes në fushën e morfologjisë. Korçë, f. 143-150. 27) Millaku, Sh. (2011). Historiku i nyjës se prapme (kontrast me gjuhët ballkanike), Edukologjia, nr.2, f.81-96. Prishtinë. 28) Newmark, Leonard; Philip Hubbard, Peter Prifti, Standard Albanian, California, 1982. 29) Millaku, Shkelqim, The contrast of Direct Object between Albanian and English language 30) ISSN: 2454-1362, http://www.onlinejournal.in - http://imperialjournals.com/index.php/IJIR/article/view/1320/1270 http://www.onlinejournal.in/IJIRV2I7/253.pdf Imperial Journal of Interdisciplinary Research, Dubai, 2016. 31) Millaku, Shkelqim The contrast of the gender between Albanian and English language, International Journal of Thales Educational Sciences (THEDS) ISSN (print): 2149-5130 - http://media.wix.com/ugd/d4d001_2582d04ef0264786b60ca6e76227ebc3.pdf 1-15; Vol.2, No.1, Turqi, 2016 32) Millaku, Shkelqim, 2015, The Compound Nouns, https://www.academia.edu/6091482/The_Compound_Nouns 33) Millaku, Shkelqim, 2016, The Noun Phrases, Anglisticum Journal, http://www.anglisticum.mk/index.php/Anglisticum/article/viewFile/580/647 34) Millaku, Shkelqim, 2015, The Direct Object, Anglisticum Journal, http://anglisticum.mk/index.php/Anglisticum/article/view/233 Retrieved on February 17, 2016. 35) Millaku, Shkelqim, 2015, The Genitive, Anglisticum Journal European Journal of Education Studies - Volume 3 │ Issue 8 │ 2017 247 Shkelqim Millaku THE COMPOUND IN “L”“NI“N L“NGU“GE DICTION“RY OF MEHMET ELEZI http://www.anglisticum.mk/index.php/Anglisticum/article/view/156 Retrieved on February 17, 2016 http://aassee.eu/anglisticum.mk/index.php/Anglisticum/article/view/1218 36) Millaku, Shkelqim, The Function Of Noun Phrases Between Albanian And English, The 2016 WEI International Academic Conference Proceedings Vienna, Austria: http://www.westeastinstitute.com/wp- content/uploads/2016/05/Shkelqim Millaku.pdf 37) Millaku, Shkelqim; Xhevahire Topanica-Millaku, The contrast and the function of the gender between Albanian to English language, European Journal of English language teaching, ISSN 2501 7136, http://www.oapub.org/edu/index.php/ejel/article/view/829 38) Millaku, Sh. – X. Topanica, European Journal of Education Studies, 2016 oapub.org, The Compound Nouns Between English And Albanian Language, http://www.oapub.org/edu/index.php/ejes/article/view/216 39) Millaku, Sh. - X. Topanica; European Journal of Foreign Language …, oapub.org, The Indirect Object (Io)–Albanian And - English, http://www.oapub.org/edu/index.php/ejfl/article/view/294 40) Millaku, Sh. – X. Topanica, European Journal of English Language …, oapub.org, The Gender Of Countable And Uncountable Nouns, http://www.oapub.org/edu/index.php/ejel/article/view/295 41) Sh. Millaku - European Journal of Foreign Language Teaching, 2017 - oapub.org, The Function Of Simple Sentence Between Albanian And English, http://oapub.org/edu/index.php/ejfl/article/view/828 42) Millaku, Sh. The Function Of Noun Phrases Between Albanian And English, The 2016 WEI International Academic Conference Proceedings Vienna, Austria, http://www.westeastinstitute.com/wp-content/uploads/2016/05/ShkelqimMillaku.pdf European Journal of Education Studies - Volume 3 │ Issue 8 │ 2017 248 Shkelqim Millaku THE COMPOUND IN “L”“NI“N L“NGU“GE DICTION“RY OF MEHMET ELEZI Creative Commons licensing terms Author(s) will retain the copyright of their published articles agreeing that a Creative Commons Attribution 4.0 International License (CC BY 4.0) terms will be applied to their work. Under the terms of this license, no permission is required from the author(s) or publisher for members of the community to copy, distribute, transmit or adapt the article content, providing a proper, prominent and unambiguous attribution to the authors in a manner that makes clear that the materials are being reused under permission of a Creative Commons License. Views, opinions and conclusions expressed in this research article are views, opinions and conclusions of the author(s). Open Access Publishing Group and European Journal of Education Studies shall not be responsible or answerable for any loss, damage or liability caused in relation to/arising out of conflicts of interest, copyright violations and inappropriate or inaccurate use of any kind content related or integrated into the research work. All the published works are meeting the Open Access Publishing requirements and can be freely accessed, shared, modified, distributed and used in educational, commercial and non-commercial purposes under a Creative Commons Attribution 4.0 International License (CC BY 4.0). European Journal of Education Studies - Volume 3 │ Issue 8 │ 2017 249